Burgim të përjetshëm për vrasjen e studentes greke/ Shqiptari akuzohet se ka abuzuar seksualisht edhe me një 20-vjeçare

Shqipëria

Burgim të përjetshëm për vrasjen e studentes greke/ Shqiptari akuzohet se ka abuzuar seksualisht edhe me një 20-vjeçare

Më: 30 maj 2020 Në ora: 09:00
Aleksandër Luca dhe Eleni Topaloudi

Aleksandër Luca, një nga vrasësit e studentes greke, Eleni Topaloudi (trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det), i cili u dënua me burg të përjetshëm, akuzohet se ka dhunuar një vajzë me aftësi të kufizuara, disa ditë pasi kreu krimin e rëndë.

Shqiptari do të dalë para gjykatës për këtë, ndërsa babai i vajzës me aftësi të kufizuara foli në një emision televiziv në “Mega” ku përshkroi gjendjen e rëndë që po kalon 20-vjeçarja.

“Ajo që dëshirojmë është që të ndëshkohet për atë që i bënë asaj. Të ndëshkohet rëndë. Ajo ka më shumë frikë për jetën e saj. Ajo kujton ato momentet e tmerrshme.”, tha babai i 20-vjeçares.

Më 1 dhjetor të 2018, 21-vjeçari shqiptar dhe një tjetër 23-vjeçar thuhet se kanë bindur vajzën e re për një udhëtim në një plazh. Më pas, e kanë detyruar atë me forcë të kryejë akte të turpshme, përpara se ta përdhunon. Procesi gjyqësor do të fillojë të hënën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat