Vendimi për Tahirin në 24 qershor, ish-ministri: Gjyqi im, histori komike! Nuk kam ikur ndonjëherë nga politika

Shqipëria

Vendimi për Tahirin në 24 qershor, ish-ministri: Gjyqi im, histori komike! Nuk kam ikur ndonjëherë nga politika

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 16:06
Saimir Tahiri

Gjykata e Apeli të Krimeve të Rënda ka shtyrë për në 24 qershor, seancën për dhënien e vendimit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Kjo për shkak se Prokuroria nuk është tërhequr nga dënimi me 12 vite burg për ish-ministrin, të cilin e ka kërkuar edhe në shkallën e parë të gjyqësorit.

Ndërkohë pas seancës, Tahiri tha se gjyqi ndaj tij është një histori komike.

I pyetur nëse do të rikthehet në politikë, ai shtoi se nuk ka ikur ndonjëherë nga skena politike.

“Vendimin do ta pranoj pa asnjë diskutim, sa të drejtë, të shoh vendimin dhe do ta flas. Unë di raportin tim me të drejtën dhe kjo nuk kalon as nga prokuroria dhe as nga gjykata. Çmimi i jetës sime nuk kalon nga çmimi i karrierës së tyre”, deklaroi në mbyllje ish-ministri.

Çështja e Tahirit po shqyrtohet nga trupa gjykuese e drejtuar nga Albana Boksi, me anëtarë Nertina Kosova dhe Nure Drenit.

Saimir Tahiri është akuzuar si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me trafik droge drejt Italisë dhe se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal.

Ish-ministri u shpall fajtor dhe u dënua vetëm për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, duke u akuzuar se nuk kishte marrë masa për parandalimin e kanabizimit të vendit dhe nën akuzën e përfshirjes së efektivëve të policisë në këtë aktivitet kriminal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat