Situata shqetësuese në vendin tonë/ Mjekja bën apelin e fortë: Nuk ju kushton asgjë që…

Shqipëria

Situata shqetësuese në vendin tonë/ Mjekja bën apelin e fortë: Nuk ju kushton asgjë që…

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 10:40
Mira Kola

Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë për shkak të Covid dhe kjo ka bërë që autoritetet të apelojnë fort për respektimin e masave. Mjekja e QSUT-së, Mira Kola ka dalë sot me një apel të fortë për të gjithë.

Ajo apelon për mbajtjen e maskave dhe për ruajtjen e distancimit fizik, për të mbrojtur veten dhe gjithë të tjerët që na rrethojnë.

“Ju ftoj të gjithëve së bashku të çelim ndjenjën e përgjegjësisë, ndjenjë që lidhet me zbatimin e masave ndaj këtij virusi që u bë ditë dhe muaj midis nesh. Nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë, nuk ju kushton asgjë të ruani distancimin fizik.

Masa këto që në pamje të parë duken të thjeshta, por që shprehin një dashuri pa kufi për jetën, shprehin mirënjohje dhe përkushtim për gjithë stafin që punojnë me pacientët me COVID”, thekson mjekja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat