I fshehur prej kohësh në Londër, kapet anëtari i bandës së Indrit Dokles

Shqipëria

I fshehur prej kohësh në Londër, kapet anëtari i bandës së Indrit Dokles

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 21:56
Vehap Biba

Një prej anëtarëve të bandës së Indrit Dokles është arrestuar nga autoritetet angleze në Londër.

51-vjeçari Vehap Biba është arrestuar pas llogarive të hapura me drejtësinë italiane.

Policia angleze zbuloi se ai ishte fshehur në lagjen Feltham në perëndim të qytetit dhe tani do të ekstradohet në Itali.

Në 2011 Biba do të dënohej nga drejtësia shqiptare me 8 vite burg për trafik heroine drejt Italisë.

Nuk dihet se sa kohë Biba qëndronte në Londër qytet në të cilin ishte fshehur prej kohësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat