Apeli i mjekes shqiptare: Kujdes, moshat e reja pa sëmundje të tjera janë të rrezikuara nga Covid-19

Shqipëria

Apeli i mjekes shqiptare: Kujdes, moshat e reja pa sëmundje të tjera janë të rrezikuara nga Covid-19

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 16:55
Migena Qato

Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manasterliu ka publikuar në “facebook”, videon e një mjekeje të quajtur Migena Qato e cila i bën thirrje të gjithëve të tregon të kujdesshëm. Covid-19 nuk po bën diferencë në moshe dhe të rinjë pa asnjë sëmundje tjetër po infektohen gjithnjë e më shumë.

 “Për më tepër se 5 muaj, po përballemi me një pandemi të përmasave, që kurrë më parë nuk ishim përballur. Ditët e fundit kanë qenë jo të lehta për ne, pasi numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme dhe jo vetëm kaq. Tani dominojnë për fat të keq edhe mosha të reja, të cilat kanë qenë të paprekura nga sëmundje të tjera më parë. Ndaj apeli shkon që të jemi shumë të kujdesshëm, të ruajmë distancën sociale, sepse tani Covid nuk ka më preference në moshë, nuk po kursen asnjë subjekt të popullatës. Ndaj jeni të kujdesshëm, mbroni veten tuaj dhe të afërmit”, thotë Qato në video.

Apeli i dr. Migena Qato nga spitali Infektiv

Në spitalet COVID vijon beteja e përditshme për jetën, në përballje me një virus të rrezikshëm që nuk bën dallim dhe po prek edhe të rinjtë, që sot po marrin trajtim në spital. #RespektoRregullat↔️😷🧼 Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit! #TëNdihmojmëEkipetMjekësore🙏🏼 🤜#COVID19🤛

Posted by Ogerta Manastirliu on Sunday, 2 August 2020
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat