Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Shqipëria

Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 07:35
Ilustrim

Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët, por në zonat malore do të ketë edhe reshje shiu në formën e rebesheve.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 38ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 15ºC deri në 31ºC dhe në zonat e ulëta nga 20ºC në 32ºC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat