Marrëveshja për detin/ Paskal Milo: Nuk kemi përcaktuar ujërat territoriale me dokument referues, kemi vetëm…

Shqipëria

Marrëveshja për detin/ Paskal Milo: Nuk kemi përcaktuar ujërat territoriale me dokument referues, kemi vetëm…

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 15:45
Paskal Milo

Deklarata e kryeministrit të Greqisë se shteti helen do të zgjerohet me 12 milje në dertin Jon, ka ngjallur jo pak debate në vend.

I ftuar në emisionin “Open”, Paskal Milo u shpreh se Shqipëria nuk ka zonë ekskluzive ekonomike dhe nuk i kemi të përcaktuar ujërat territoriale me dokument referues.

Sipas Milos, ekziston vetëm protokolli i Firences në vitin 1925, por që nuk përcakton saktë ku kalon kufiri ynë detar.

“Mua më duket zhurmë e nisur nga një deklaratë. Marrëveshjet nënshkruhen nga persona me fytyrë dhe emër. Nuk ka marrëveshje pa pasur një grup negociator, nga asnjëra palë. Ne s’kemi zonë ekskluzive ekonomike, nuk kemi përcaktuar ujërat territoriale me dokument referues. Ne kemi vetëm protokollin e Firences të viti 1925, që ka një frazë në fund për vijën detare, por nuk kemi të përcaktuar në mënyrë të saktë ku kalon kufiri ynë”, tha Milo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat