Konflik në një lokal në Elbasan, plagosen dy të rinj

Shqipëria

Konflik në një lokal në Elbasan, plagosen dy të rinj

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Dy shtetas banues në Elbasan janë goditur me mjete të forta brenda një lokali.

Shtetasit E.B, 24 vjeç dhe E.B, 21 vjeç janë dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit, ku edhe iu është dhënë ndihma e parë.

Këta dy të rinj kanë ngelur të plagosur pas një sherri që ka ndodhur me disa persona të tjerë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj, ndërkohë që janë identifikuar edhe autorët.

Njoftimi i Policisë:

Në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ambientet e brendshme  të një lokali në rrethana ende të paqarta janë goditur me mjete të forta shtetasit E.B., 24 vjeç, dhe E.B., 21 vjeç,  banues në Elbasan,  të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet e shpejta është bërë e mundur identifikimi i autorëve ku vijon puna për kapjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat