Pogradec, gjendet e vdekur 46-vjeçarja në banesë, kishte qenë më herët në spital

Shqipëria

Pogradec, gjendet e vdekur 46-vjeçarja në banesë, kishte qenë më herët në spital

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Një 46-vjecare është gjetur pa jetë në banesë e saj në qytetin e Pogradec mbrëmjen e sotme.

Ajo ka qenë paraqitur më parë në spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj.

“Më datë 08.12.2021, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, ka gjetur vdekjen, shtetasja A. H., 46 vjeçe, e cila më parë ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj.” – bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat