Do të ndodhë nesër, Sali Berisha zbulon lëvizjen më të fundit të opozitës

Shqipëria

Do të ndodhë nesër, Sali Berisha zbulon lëvizjen më të fundit të opozitës

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 19:33
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pohoi se nesër do të depozitojnë në Kuvend ligjin për Lustracionin dhe Dekomunistizimin.

Berisha tha se ky ligj u miratua dhe në 2005, por u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

“Ne vendosëm ligjin. Jemi të parët në Europë që votuam ligjin kundër gjenocidit të regjimit komunist. Alternanca e pushtetit e bllokoi veprimin e tij. Nesër ne dorëzojmë ligjin në Kuvend për Lustacionin dhe Dekomunistizimit përsëri. E miratuam në 2005 ligjin e Lustracionit, e rrëzoi gjykata Kushtetuese në mënyrë të padrejtës.

Qëndrojmë në vendimin tonë dhe do e dorëzojmë në Kuvend.”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat