“Rama çohet natën, i hipën ekskavatorit dhe…”, deputeti i PD për konfiskimin e “Prestige Resort”: Është paralajmërim

Shqipëria

“Rama çohet natën, i hipën ekskavatorit dhe…”, deputeti i PD për konfiskimin e “Prestige Resort”: Është paralajmërim

Më: 28 mars 2023 Në ora: 16:21
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 foli për konfiskimin e ‘Prestige Resort’ dhe zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë bisedës në studio, Alizoti nuk i ka kursyer ironitë dhe kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Çohet natën, i hipën ekskavatorit dhe dërgon paralajmërime’, kështu u shpreh Alizoti, duke shtuar se sipas tij kryeministri po përdor të fortët dhe lobistët për të marrë vota, pasi në mënyrë demokratike e ka kuptuar se nuk arrin që të fitojë.

“Ju e keni parë në rastin e ‘Prestige Resort’. Shteti dërgon njerëz me kapuça për të hyrë brenda. Ky është paralajmërim, një mesazh që vjen nga kryeministri, pasi do pushtet. Pse kryeministri përdor të fortët dhe lobistët? Te votat reale e kupton që në mënyrë demokratike nuk fiton dot. Këtu marrin horra që vjedhin vota dhe nëse e denoncon e pëson. Këtu duhet të unifikohen njerëzit që të mbrojnë jo News-in për liritë e tyre. Tani është një moment deciziv që të unifikohen ndaj të keqes. Ai çohet natën dhe i hipën ekskavatorit dhe dërgon paralajmërime. Kemi arritur në kohën para 2 mijë viteve.”, tha Alizoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat