Sherr mes dy të miturve te “5 Maji”, një në spital dhe një në komisariat

Shqipëria

Sherr mes dy të miturve te “5 Maji”, një në spital dhe një në komisariat

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Në rrugën “5 Maj” në kryeqytet, dy 14-vjeçarë janë konfliktuar me grushte, raporton gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra.

Sherri ka qenë i momentit, ndërsa ai që ka nisur konfliktin është shoqëruar në polici.

Janë kontrolluar të 2 që janë përfshirë në konflikt dhe nuk kanë pasur armë apo sende të jashtëligjshme me vete.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:20, në rrugën “5 Maji”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 14 vjeç.

Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat