“Kemi njerëz me makina super të shtrenjta, por të papunë”!

Shqipëria

“Kemi njerëz me makina super të shtrenjta, por të papunë”!

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 21:46
Ekopolitikë

A janë më të pasur shqiptarët? Eksperti i çështje sociale, Kosta Bajraba i ftuar në “Ekopolitikë” në Rtv Ora News, mendon se po, por ekspertë të tjerë thonë se është zgjeruar numri i të varfërve.

Kastriot Sulka, drejtues i departamentit të Punësimit në PD, thotë se ndihma për shtresat në nevojë ka mbetur e pa ndryshuar, por praktikisht është ulur për shkak të rritjes së çmimeve.

Nënkryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Arben Shkodra, thotë se pabarazia është jo e drejtë për shkak të kriminalitetit të madh të ekonomisë, duke shtuar se në vendin tonë ka njerëz me makina super të shtrenjta, dhe që praktikisht janë të papunë.

Edhe eksperti i ekonomisë Zef Preçi thotë se sistemi krijon pabarazi. Eksperti tjetër i ekonomisë, Shkëlzen Marku thotë se të vetmet politika gjatë 4 viteve të fundit janë ato pasive me lojën e ndihmës ekonomike.

Pjesë nga diskutimet në studion e “Ekopolitikë”!

Bajraba: Është zhvilluar në mënyrë të pabarabartë. Koeficienti i pabarazisë mbetet i lartë. Ky nivel pabarazie dhe këto rrethana të zhvillimit, qeveria aktuale iu premtoi qytetarëve se do të vinte me një sistem të ri taksimi. Pavarësisht se ç’thonë raportet, njerëzit janë më mirë se 4 vite më parë.

Sulka: Hapësira midis të pasurve dhe të varfërve vjen për shkak se të pasurit ose largohen, ose bien edhe më të varfrit. Në Shqipëri, ndodhin të dyja. Pjesa poshtë pse ka shkuar akoma më tej ky hendek, që janë familjet e varfra nga 240 mijë në 80 mijë. Pjesa e dytë, nuk ka ndodhur asgjë me ta, 80 merrnin atëherë, 80 mijë marrin tani. Çmimet janë rritur. E dyta është paga minimale që vazhdon të jetë 220 mijë lekë që do të thotë se është ulur. Paaftësia e kufizuar kur nuk e ke rritur e ke ulur. Janë vendosur edhe disa pengesa ekstra.

Kemi persona me të njëjtët pagesa për ish të përndjekurit politik. Pagesa e papunësisë vazhdon të jepet njësoj sepse në të vërtetë e ke ulur, sepse është bërë në tre muaj. Nëse më përpara merrnin për 1 vit nëse ke punuar një vit, tani është tre muaj. Ne na ka ndodhur e famshmja krizë e Call-Center. Aty janë 25 mijë veta të formalizuar dhe 5 mijë të tjerë në të zezë. Call Centera-t i kishe në dorë. Parashikimi i buxhetit i ke për atë punë. Ky është një fakt dhe nuk varet nga ne. Kemi rritur çmimin e energjisë dhe godet këta të varfrit dhe e dyta rrisim çmimin e 33% të transportit publik. Ndaj ndodh ky hendeku. Këta janë rrënuar, pjesa e të varfërve është rrënuar. Këto janë fakte.

Bajraba: Kur flasim për mirëqenien flasim për ndihmën ekonomike. Ndihma ekonomike nuk e lufton varfërinë. Ndihma ekonomike është transitore dhe është shumë e shtrënguar. Ne e masim me numrin e familjeve që dalin nga ndihma ekonomike. Një nga anët pozitive të kësaj reforme është që u hoq ndihma ekonomike e pjesshme për ata 40 mijë familje. Ata merrnin 10 mijë lekë. Se çfarë mund të bësh me 10 mijë lekë? Për sa i përket pagës minimale, që një vend që kërkon të nxisë punësimin duhet të bëjë politika të kujdesshme të pagave. Kërkesa për politika të kontrolluara të pagave vijnë nga nevojat që ka ekonomia.

Shkodra: Kemi pabarazinë jo të drejtë. E para vjen nga korrupsioni dhe natyrshëm që e kemi prezentë në vendin tonë. Favorizohen individë të caktuar. Kemi ekonomi kriminale, absolutisht që po. Kemi një përqindje të caktuar të ekonomisë kriminale dhe kjo sjell pabarazi. Njerëz që kanë makina super të shtrenjta dhe që janë të papunë. Thellimi i pabarazisë duhet shikuar në disa aspekte. Çelësi i daljes nga varfëria nuk është qeveria, është prodhimi, sipërmarrja që punëson. Ne duhet të shikojmë më tepër politika për zhvillimin e sipërmarrjes. Kemi sot një ekonomi që bazohet tek importi se sa eksporti.
 

Preçi: Bie dakord që vet sistemi krijon pabarazi. Pas krizës greke, qoftë vendet demokratike qoftë jo demokratike e kanë problem pabarazinë. Banka Botërore thotë se 45% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 1 dollar në ditë. Këto tre vitet e fundit, po të shohësh se ku kanë shkuar paratë e familjeve shqiptare. Rritja e çmimit të energjisë ka dëmtuar të varfrit.

Ka një rritje taksash në nivel vendor që rëndon jetesën. Në qoftë se ndiqen politika në kah të mbledhjes së të ardhurave, rrit të varfrit. Rritja ekonomike e ngadalshme nën 6% në thelb nuk kontribuon. Në qoftë se nuk kemi rritje të punësimit nuk mund të flasim për reduktim të varfërisë. Për sa i përket efekteve sociale, qeveria nuk ka mjete të mjaftueshme për shtresat në nevojë dhe kjo sjell mos njohjen e minimumit jetik.

Marku: Pabarazia është rritur në të dy krahët. Largimit të pjesës së pasur të një numri të kufizuar të pasurish. Të ardhura familjare për një familje me 5 persona sipas INSTAT është 38 mijë lekë në muaj. Kjo tregon se kemi një zgjerim të bazës së piramidës së shtresës së varfër dhe rritjen e shpejtë të një numri të kufizuar personash. Edhe studimi i BERZH tregon që pjesa më e madhe e shqiptarëve mendojnë se për t’u bërë i pasur mundësia më e mirë është lidhja me politikën. Vetëm më pak se 1/3-ta kanë konfirmuar se kanë rritur ekonominë e tyre nëpërmjet punës. Të vetmet politika në 4 vitet e fundit, janë politika pasive me lojën e ndihmës ekonomike dhe jo politikat aktive për të rritur ekonominë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat