Nesër zgjedhjet për drejtuesit e Libras, Blushi: Kanë kandiduar më shumë se 100 anëtarë

Shqipëria

Nesër zgjedhjet për drejtuesit e Libras, Blushi: Kanë kandiduar më shumë se 100 anëtarë

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 18:44
Themelusi i Libras, Ben Blushi

 

Ditën e nesërme, janë planifikuar të mbahen zgjedhjet për kryetarin e partisë “Libra” dhe bërthamën prej 30 anëtarësh, të cilët do e drejtojnë partinë në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Themelusi i Libras, Ben Blushi ka bërë me dije se, në këto zgjedhje kanë kandiduar më shumë se 100 anëtarë.

“Pjesën më të madhe të të cilëve (kandidatëve) nuk i njoh, ç’ka dëshmon fuqinë dhe demokracinë e brendshme të LIBRA-s”, shkruan Blushi në Facebook.

“Këto zgjedhje do jenë elektronike dhe më shumë se 8000 anëtarë të regjistruar këto muaj mund të përzgjedhin kë të mendojnë dhe si ta gjykojnë duke votuar nga celulari nga shtëpia apo nga zyrat e tyre. Kjo nuk ka ndodhur kurrë dhe ne duhet të jemi krenarë për cilësinë dhe inovacionin e LIBRA-s. Asnjë nga partitë e vjetra nuk zgjedh, nuk voton por vetëm emëron. LIBRA voton dhe zgjedh. Këtë parim ajo nuk do ta shkelë kurrë duke nisur nga nesër. Suksese të gjithëve”, vijon ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat