Nishani: Situata aktuale në vend, përgjegjësi e vendimmarrësve

Shqipëria

Nishani: Situata aktuale në vend, përgjegjësi e vendimmarrësve

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 21:47
Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani i ftuar në “Ora News” tha se situata aktuale në vend është e tillë për shkak të vendimeve të marra nga ana e qeveritarëve.

Nishani u shpreh se sot në Shqipëri nuk mund të themi se ka shoqëri civile. “Sot në Shqipëri nuk mund të themi se ka shoqëri civile. Situata aktuale në vend është pasojë e vendimeve të marra nga klasa politike. Duhen edhe ndryshime në sistemin zgjedhor, për shkak se kështu mund të kemi zgjedhje të pastra dhe të lira. Ka shumë aktorë politikë në pushtet që keqpërdorin pushtetin”, tha Nishani ndër të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat