Anonymous Albania sulmon Ramën: Vodhëm informacion privat nga e-maili i tij

Shqipëria

Anonymous Albania sulmon Ramën: Vodhëm informacion privat nga e-maili i tij

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 09:47
Anonymous Albania

Faqja zyrtare e Kryeministrisë dhe e institucioneve shqiptare është sulmuar mbrëmjen e kaluar nga grupi i hakersave shqiptarë të njohur si “Anonymua Albania”.

Grupi njofton se “të gjitha faqet zyrtare të qeverisë janë sulmuar nga AnonymousAlbania” dhe jep edhe arsyen pse e ka bërë kë sulm në internet:

“Duke përfshirë të gjitha ngjarjet e fundit dhe korrupsionin, vendosëm që t’i sulmojmë për fundviti 2017. Çfarë kërkojmë për vitin e ardhshëm 2018? Kërkojmë dorëheqjen e qeverisë Edi Rama dhe zgjimin e popullit nga gjumi i korruptuar.  Sa i përket kryeministrit, ne kemi vjedhur informata private tek email i tij privat duke i shikuar të gjitha”, thekson Anonymous.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat