Veliaj: I gatshëm për një mandat të dytë

Shqipëria

Veliaj: I gatshëm për një mandat të dytë

Më: 22 mars 2018 Në ora: 23:03
Erion Veliaj dhe Edi Rama

Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet i gatshëm që të kandidojë për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës nëse Partia Socialiste do ti jap sërish besimin për ta propozuar në zgjedhjet që mbahen vitin tjetër.

Gjatë intervistës në emisionin “Real Story”, ai ka theksuar se ka deri më tani ka justifikuar plotësisht besimin që i dhanë qytetarët në 2015 dhe se për këtë arsye do ta mirëpriste një kandidim të dytë nga ana e Partisë Socialiste.

Veliaj ka folur edhe për marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se ndihej i nderuar që bashkëpunonte me të çdo ditë për transformimin e qytetit dhe se ata të dy ishin një ekip. Ndaj ai ka hedhur poshtë çdo përpjekje të opozitës për të bërë diversion mes tyre, ndërsa ka theksuar se nëse ajo pritshmëritë e veta politike i ka bazuar tek mosmarrëveshjet mes tyre atëherë ajo do mbetet gjithë kohës në opozitë.

Pyetja është nëse do ishte në dorë të Erion Velisë siç janë gjerat sot do kandidatonte për një mandat të dytë?

Nëse PS do ma jepte privilegjin që ta përfaqësoja me logon e saj për një mandat të dytë, patjetër që do ta bëja me kënaqësi. Por nuk jam këtu që të vetkandidohem, por që të respektoj besimin e qytetarëve deri në ditën e fundit të këtij mandati dhe pastaj të më japi notën si partia që më propozoj dhe uniformën e të cilës e vesh me shumë krenari në drejtimin e qytetit, si dhe ata qytetar jashtë partisë tonë që u bashkuan në një shumicë të paprecedentë për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur.

Nëse fitonit do ta shtynte projektin politikë të Erion Velisë pak më tutje apo jo, përtej 2021…

E kam thënë këtë ditën e parë kur isha në qeveri dhe e kam thënë kur lash qeverinë për bashkinë, unë dhe Edi Rama jemi një paketë. Nëse dikush ka iluzione dhe shpresa e fundit që i ka ngelur opozitës tani që janë të përçarë, tani që po merren dhe me këto skandalet ruse,në qoftë se shpresa e tyre e fundit është që do ketë ndonjë cic-mic mes meje dhe Edi Ramës ta harrojnë, se po është kjo shpresë do ngelin gjithë jetën e në opozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat