Valutat fundosin lekun, euro në nivelin më të lartë që kur BSH ndërhyri në treg - Bota Sot
Valutat fundosin lekun, euro në nivelin më të lartë që kur BSH ndërhyri në treg

Shqipëria

Valutat fundosin lekun, euro në nivelin më të lartë që kur BSH ndërhyri në treg

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 17:06
Ilustrim

Kjo javë ka nisur me një forcim të valutave kundrejt monedhës vendase. 

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 126.4 lekë, duke u rritu rme 0.13 lekë në raport me të premten e javës së kaluar. Euro ka shënuar në këtë mënyrë në tregun vendas, të nëntën ditë radhazi kur vetëm mbiçmohet.

Sot, monedha e përbashkët këmbehej në nivelim më të lartë që nga 12 qershori, kohë kur Banka e Shqipërisë nisi ndërhyrjet në tregun e brendshëm me synimin për të frenuar rënien e pazakontë të euros, që zbriti nga rreth 134 lekë në fillim të vitit në 124.17 lekë në fillim të qershorit. Pas ndërhyrjeve, euro u rrit për dy ditë në nivelin e 128 lekëve dhe më pas u stabilizua në rreth 126 lekë, teksa institucioni monetar qendror paralajmëroi se do të ishte vazhdimisht i pranishëm në treg.

Në gusht, si rrjedhojë e efekteve sezonale, euro u nënçmua, por rënia ishte më e frenuar se vitet e tjera për shkak se banka e Shqipërisë hoqi vazhdimisht likuiditetin e tepërt nga tregu. Niveli më i ulët i euros në gusht zbriti në 125.48, në datën 10.

Më pas, me mbarimin e efekteve sezonale, euro filloi të forcohej gradualisht, për të arritur sot në nivelin më të lartë në tre muaj.
Në rritje ka qenë dhe dollari, i cili u këmbye me 108.91 lekë, 0.72 lekë më shumë se fundi i javës së kaluar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...