Incidenti që i prishi qetësinë Ramës: "Mos më prek, mos më prek..." - Bota Sot
Incidenti që i prishi qetësinë Ramës: "Mos më prek, mos më prek..."

Shqipëria

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Incidenti që i prishi qetësinë Ramës: "Mos më prek, mos më prek..."

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 15:49
Edi Rama

Një incident i papritur ka ndodhur në takimin që kishte Rama sot me studentët, profesorët dhe dekanët.

Në momentin, kur Rama po fliste për arsimin e lartë, një grup prej aktivistëve të ‘Lëvizjes së Universitetit’, shpalosën banderolën “Boll i zhvatët studentët”!

Por kjo banderolë u shqye nga shoqëruesit e kryeministrit. Në këtë kohë, vetë kryeministri i urdhëroi ata edhe që të nxirrnin jashtë studenten që po i prishte qetësinë në sallë. Ndërkohë që shoqëruesit e mundohen ta nxjerrin jashtë me forcë studenten, dëgjohet zëri i saj, që u thotë atyre “Mos më prek, mos më prek! Ti nuk mund të më nxjerrësh nga kjo sallë, e cila është paguar me taksat tona”

“Me siguri ngelëse…”:- shton kryeministri i qetë. gjithashtu në faqen “për universitetin”, shkruhet që një student u shoqërua në komisariatin nr.3 për t’ia fshirë filmimet. Por ajo që bën më shumë përshtypje është qetësia e profesorëve dhe e dekanëve, të cilëve u iku gjuha përpara një gjesti të tillë anormal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test