Kriechmayr ngadhënjen në supersllallomin e madh

Skijim

Kriechmayr ngadhënjen në supersllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 17:26
Kriechmayr ngadhënjen në supersllallomin e madh, foto Reuters

Austriaku Vincent Kriechmayr ngadhënjeu në disiplinën e supersllallomit të madh në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Val Gardena të Italisë. Kriechmayr fitoi një garë me shumë telashe, pasi që kishte mjegull të madhe dhe rrezikoi që gara të ndërpritet disa herë.

Kriechmayr zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:13.84 minuta. Skiatori austriak fitoi me një epërsi shumë të ngushtë, për 5 qindtat ishte më i shpejt se norvegjezi Kjetil Jansrud që renditet në pozitën e dytë.

Gjermani Thomas Dressen renditet në pozitën e tretë me 22 qindtat e kohës më të dobët se pozita e parë dhe për 13 qindtat ka qenë më i shpejt se Mauro Caviezel i Zvicrës.

Në supersllallom të madh Kriechmayr udhëheq me 196 pikë, duke pasuar Mayer 184, Kilde 156, Caviezel 155, Paris 145 pikë etj. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Kriechmayr prinë me 312 pikë, i ndjekur nga Pinturault 264, Mayer 257, Paris 249, Kristoffersen 243 pikë etj.

Rezultatet 
1. Vincent Kriechmayr (Austria)    1:13.84
2. Kjetil Jansrud (Norvegjia)    +0.05
3. Thomas Dressen (Gjermania)    +0.22
4. Mauro Caviezel (Zvicra)    +0.35
5. Dominik Paris (Italia)    0.36
6. Hannes Reichelt (Austria)    +0.38
7. Johan Clarey (Franca)    +0.54
7. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia)    +0.54
9. Beat Feuz (Zvicra)    +0.55
10. Adrien Theaux (Franca)    +0.58

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat