Emrat më të përdorur për fëmijët në Kosovë gjatë vitit 2020

Sociale

Emrat më të përdorur për fëmijët në Kosovë gjatë vitit 2020

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 17:34
Ilustrim

Ajla, Alea, Asja, Dua, Inara për vajzat; Ajan, Tian, Amar, Noar dhe Omer për djemtë janë top 10 emrat më të përdorur në Kosovë gjatë vitit 2020.

Me emrin Ajla u pagëzuan 335 vajza të lindura gjatë vitit 2020, ndërsa emrin Ajan morën 305 djem.

Kjo është bërë e ditur nga statistikat që ka publikuar sot Agjencia e Statistikave të Kosovës.

ASK sot ka publikuar të dhënat vjetore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet, shkurorëzimet, emrat etj.

Në vitin 2020 janë regjistruar 28 mijë e 674 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 21 mijë e 907 kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 11 mijë e 340 ishin meshkuj ose 51.8 përqind, dhe 10 mijë e 567 ishin femra ose 48.2 përqind.

Image
Tabela

Në vitin 2020 janë regjistruar gjithsej 14 mijë e 514 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej tyre, 12 mijë e 987 vdekje kanë ndodhur në Kosovë, nga të cilat 7 mijë e 222 ose 55.6 përqind të rasteve ishin meshkuj dhe 5 mijë e 765 ose 44.4 përqind të rasteve ishin femra.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat