Gruaja që mposhti kancerin: Duhet të tregohemi më të fortë se sëmundja

Sociale

Gruaja që mposhti kancerin: Duhet të tregohemi më të fortë se sëmundja

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 12:37
Fitore Zenelaj

Fitore Zenelaj është gruaja e cila e ka mposhtuar sëmundjen e kancerit.

Me këtë sëmundje ajo u diagnostifikua në vitin 2019.

Fitorja tha se personat e prekur nga kanceri, duhet të tregohen më të fortë se kjo sëmundje.

“Ishte viti 2019 kur jam diagnostifikuar me kancerin e gjirit, s’është lajm i lehtë, por duhet të bëhemi më të fortë se sëmundja dhe vështirësitë që na sjell jeta.

E rëndësishme është që ne ta kemi vetkontrollin, që me menaxhu sëmundjen, kuptohet me ndihmën e mjekëve, me terapi e me trajtimin e sëmundjes”, u shpreh ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat