18 vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmë, diagnostifikohet me leukemi

Sociale

18 vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmë, diagnostifikohet me leukemi

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 10:32
Robert Gashi

Robert Gashi, 18 vjeç nga Prishtina është diagnostifikuar me sëmundjen e rëndë të kancerit (Limfoma-Leukemia Burkitt) dhe ka nevojë urgjente për ndihmë.

Lajmin për sëmundjen e të riut, 18 vjeçar e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Ndërkaq në një shkrim të publikuar në rrjete sociale nëna e Robertit, Afërdita Gashi tregon se gjendja e djalit të saj është shumë e rëndë.

Ajo tregon se pas dy javë analizash të premten është konstatuar sëmundja e rëndë të cilën e bart i djali i saj, e që kërkon një trajtim jashtë vendit për kurimin e kësaj sëmundje.

Sipas saj, trajtimi kushton 150 mijë euro dhe shërimi i tij mund të zgjas për një vit.

“Roberti im bir 18 vjeçar i rritur me shumë vuajtje nga unë e vetme si nënë, pas dy javë analizash u zbulua me sëmundjen e rëndë të kancerit ( Limfoma-Leukemia Burkitt ). Doktorët pasi zbuluan llojin e sëmundjes e cila është shumë agresive kërkojnë të niset urgjentisht jashtë shtetit, pasi çdo orë që kalon mund të jetë fatale për djalin tim. Kurimi i kësaj sëmundje mund zgjas deri në një vit me kimio-terapi dhe kushton 150 mije euro. Ju lutem si nënë të më ndihmoni sepse nuk i kam mundësitë. Është tepër urgjente, kush të mundet ta shpërndajë. E di që mbase shumë prej jush i kam shqetësuar me këtë status por nuk kam rrugë tjetër dhe për hatër të Zotit më ndihmoni ta shpëtoj tim bir. E kam rritur e vetme me shumë sakrifica dhe ëndrra ime është që djali të vazhdojë shkollën, në klasën e 12-të. Ju lutem, ju lutem dhe nuk di çfarë të shkruaj më, se halli ma ka copëtuar shpirtin. ZOTI ju shpërbleftë sepse unë nuk mundem. Vetëm tek Zoti dhe tek ju i kam shpresat. Me respekt dhe me lot nëna e Robertit …”, ka shkruar nëna e Robertit.

Familja ka vënë në dispozicion këto të dhëna kushdo që mund të ndihmojë 18 vjeçarin, Robert Gashin:

Gofundme: https://www.gofundme.com/f/rsmkv-te-shpetojme-robertin

PayPal: https://www.paypal.com/donate/…

[email protected]

Tw dhwnat bankare ne Zvicër 

Name: Firdeus

Emri i Bankes: Post Finance

Adresse: Untere Scheugstr 3 8707 Uetikon am See

Konto Nr.: 15-387081-5

IBAN: CH94 0900 0000 1538 7081 5

BIC: POFICHBEXXX

Të dhënat bankare në USA 

Bank Name : Morton Community bank

Beneficiary Name : Friends of Fondacioni Firdeus

Routing Number: 071123204

Account number : 769397

Konto Gjermani 

Firdeus Germany Stiftung

Sparkasse Fürstenfeldbruck

IBAN: DE88 7005 3070 0032 2673 46

BIC: BYLADEM1FFB

Konto UK 

FIRDEUS UK

Sort code23-14-70

Account number:88494986

IBAN: GB95 TRWI 2314 7088 4949 86

Address: TransferWise

56 Shoreditch High Street London

E1 6JJ United Kingdom

Të dhënat bankare në Shqiperi 

Fondacioni Firdeus, Credins Bank,

Adresa e bankes: Rr Vaso Pasha, nr 8, Tirana, Albania.

SWIFT CODE CDISALTR

IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481

IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479

Konto ne Kosove 

Fondacioni Shqiptarët për Shqiptarët Kosovë

IBAN  XKOS 1905001222031128

Banka Kombëtare Tregtare – Kosova

Fushë Kosovë

Swift Code: NCBAXKPR.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat