20-vjeçarja me autizëm ushtron dhunë ndaj nënës: Nuk e lë, do ta pranoj siç është

Sociale

20-vjeçarja me autizëm ushtron dhunë ndaj nënës: Nuk e lë, do ta pranoj siç është

Më: 30 mars 2023 Në ora: 15:08
Suzana Beshiri

Albana është 20 vjeçe dhe prej moshës 18-muajshe u diagnostikua me autizëm. Nëna e saj, Suzana Beshiri, e ftuar në “Shije Shtëpie”  në Tv Klan për të rrëfyer historinë e së bijës, tha se vajza nuk ecte deri në moshën 10-vjeçare. Ajo e ushqente me vështirësi, më pas u diagnostikua edhe me epilepsi e prapambetje mendore por gjendja vijon të përkeqësohet.

Suzana thotë se i vetmi lehtësim që ka është heqja e karrocës për shkak të përmasave trupore të Albanës. Por vajza shfaq sjellje agresive, të dhunshme ndaj së ëmës dhe është e pamundur të qetësohet pa ndërhyrjen e policisë dhe ambulancës.

Suzana Beshiri: Vetëm se i kam hequr karrocat se u bë shumë e madhe, është 1.80 e gjatë.

Biseda e plotë:

Katerina Trungu: Si e bën?

Suzana Beshiri: Ecën, do të ecë tani por është shumë problem se ajo është shumë e dhunshme.

Katerina Trungu: Që do të thotë, ajo ushtron dhunë mbi ju?

Suzana Beshiri: Shumë.

Brixhilda Muça: Vetëm jo në publik, me nënën.

Suzana Beshiri: Në shtëpi ajo është shumë e dhunshme, për momentin nuk di çfarë bën.

Katerina Trungu: Si ia del në këtë rast, çfarë bën?

Suzana Beshiri: Dikur më vinte ambulanca për t’i bërë një qetësues, një diçka kur është në atë tmerrin e vet. Tani nuk më vjen më se duhet policia patjetër se thyen agen, nuk vjen ambulanca po s’qe prania e policisë.

Agida Koçi: Por a nuk vijnë dot të dyja?

Suzana Beshiri: Vijnë, i kam shumë afër, kam gjetur një shtëpi përdhese, jam me qera, kam gjetur një shëpi përdhese kashte, por të paktën kam të thurur një copë vend aty që mos të më dalë jashtë se më ikën, nuk e di se ku shkon.

Katerina Trungu: Po vetë del ndonjëherë me të?

Suzana Beshiri: Absolutisht dal, nuk e lë, të mbyt po mos të dalë. E nxjerr sado që gjuan, bërtet, ulëret. Ca të tallin, ca iu vjen keq nga të gjitha mënyrat, por unë e nxjerr, nuk e lë aspak. Sado që ajo gjuan  rrugës, e shohin njerëzit, por nuk kam çfarë të bëj, ajo është, do ta pranoj ashtu siç është.

Suzana shton se reagimi agresiv është sistematik, pavarësisht medikamenteve që merr Albana të cilat nuk japin më efekt. Ajo kërkon që minimalisht të ketë një shtëpi të vogël sa për të futur kokën që të paktën mund ta ndihmonte në lehtësimin e gjendjes së vajzës që nis të sillet dhunshëm edhe prej gjërave të vogla.

Suzana Beshiri: Unë jam me qera, në një dhomë, që ajo të dijë ku i ka gjërat e veta, që edhe nëse kërkon gjë mos të më gjuajë mua, se ajo flet por vetëm kopjon. Çfarë thua ti, të thotë në moment. Nga truri i vet është 0. Nëpërmjet reklamave ka arritur që vetëm flet çfarë thotë. Ti thua “si je”, ajo thotë “si je”. Ajo s’është për në banjë, ajo nuk shkon. Kur e çojmë, e çojmë me dhunë, e nxjerrim me dhunë. Çdo gjë është… të të tregoj videot e saj s’të zë gjumi.

Familja e Suzanës është në gjendje të mjerueshme ekonomike. Kur vajza ishte 11 vjeçe, bashkëshorti u rrëzua nga skela dhe mbeti i paralizuar. Familja mbështetet  vetëm në asistencën ekonomike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat