Për një muaj u kurorëzuan mbi 1 mijë çifte, u shkurorëzuan 140

Sociale

Për një muaj u kurorëzuan mbi 1 mijë çifte, u shkurorëzuan 140

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Në muajin prill të këtij viti janë regjistruar 1224 kurorëzime brenda dhe jashtë Kosovës.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas ASK-së, gjatë kësaj kohe, shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 140 raste.

“Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC)”, theksohet më tej në raportin e fundit të kësaj agjencie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat