Historia prekëse/ I dhuroi mëlçinë 60-vjeçarit, arsyeja përloti të gjithë publikun - Bota Sot
Historia prekëse/ I dhuroi mëlçinë 60-vjeçarit, arsyeja përloti të gjithë publikun

Sociale

Historia prekëse/ I dhuroi mëlçinë 60-vjeçarit, arsyeja përloti të gjithë publikun

Më: 22 prill 2018 Në ora: 15:47
Historia prekëse/ I dhuroi mëlçinë 60-vjeçarit, arsyeja përloti të gjithë publikun

Një vit më parë familja Haxhiaj u trondit nga lajmi se kryefamiljari, Lulzimi ishte diagnostikuar me sëmundje të rëndë. Mjekët i dhanë 6 muaj jetë. Ai i duhej të kryente transplant të mëlçisë dhe këtu filluan vuajtjet që ai të shpëtonte.

Lulzimi ishte i ftuar sot tek “Ka një mesazh për ty”, së bashku me vajzën dhe bashkëshorten. Kjo e fundit tregoi historinë sesi një vajzë me emrin Genta mori përsipër t’i dhuronte mëlçinë Lulzimit.

“Me Gentën ishim mikesha. U takuam një ditë në parukeri. Ajo kishte pyetur mikeshën tjetër timen pse isha e mërzitur. Ajo i tregoi që Lulzimi ishte shumë sëmurë dhe duhet të bënte transplant të mëlçisë. Genta kishte pyetur çfarë grupi gjaku ka dhe kur kishte mësuar se kishin të njëjtin grup gjaku kishte marrë vendimin e madh”, tregoi bashkëshortja e Lulzimit, Vera.

Dhuruesja, Genta është vetëm 35 vjeç, transplanti ishte bërë në Cairo të Egjiptit. Familja Haxhiaj e kishin ftuar për ta falenderuar.

“E kam thirrur që ta marrin vesh të gjithë këtë mrekulli të rrallë”, u shpreh Lulzimi.

Genta erdhi në studio dhe u përlot kur pa familjen Haxhiaj në ekran. “Vera më eshte gjendur ne momente te veshtire te tim ati qe nuk jeton më. Kur e pashe Verën të humbur, pyeta dhe me thane qe bashkeshorti i vuan nga nje semundje e keqe. Mora vesh qe e ka grupin e gjakut si une. E bera per tim ate. Kam ndenjur 36 ore prane tim ati sepse kisha idene qe do mbijetonte. Me ngeli peng qe ndenja prane tij dhe nuk luftova per tebere dicka. Humbja e tij me ka lene gjurme. Jam shume e lumtur sepse kam shpetuar nje jete”, tha Genta me lot në sy dhe shkoi të përqafonte familjen Haxhiaj./Xing

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test