Në Athinë ndizet pishtari me flakën olimpike

Sporti

Në Athinë ndizet pishtari me flakën olimpike

Më: 16 prill 2024 Në ora: 16:12
Pamje

Sot paradite, në Olimp të Athinës, është ndezur pishtari me flakën olimpike që do të udhëtojë deri në Francë, ku këtë verë do të zhvillohen Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Ndezja e flakës olimpike dhe qëndrimi i saj në Greqi për disa ditë, është vetëm faza e parë e një udhëtimi të gjatë.

Ceremonia e u mbajt në në prani të Presidentes së Republikës së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou; kryetares së Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo; sekretares franceze të shtetit për frankofoninë dhe partneritetet ndërkombëtare, Chrysoula Zacharopoulos dhe presidentit së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach.

Aktorja Mary Mina ndezi flakën para rreth 600 të ftuarve, ndërsa himni olimpik u interpretua nga mezo-sopranoja Joyce DiDonato. Sipas një teknike të lashtë, flaka merr jetë falë rrezeve të diellit të cilat reflektohen në një pasqyrë cilindrike parabolike, duke lëshuar nxehtësi të fortë e cila ndez flakën.

Sportisti i parë grek që do ta mbajë pishtarin lart do të jetë Stefanos Ntouskos, kampion olimpik i kanotazhit në Tokio 2020. Më pas, ai do t’ia pasojë flakën olimpike notares franceze Laure Manaudou, e cila fitoi titullin e saj të parë olimpik në 400 m stil i lirë në Lojërat Olimpike të “Athinë 2004”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat