Edicioni i katërt i Kupës “Muhamet Malo”

Sporti

Edicioni i katërt i Kupës “Muhamet Malo”

Më: 22 maj 2024 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Federata Shqiptare e Mundjes, do të organizojë këtë fundjavë (25-26 maj) në sallën sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, edicionin e katërt të Kupës “Muhamet Malo” në Mundje. Një event ndërkombëtar, që këtë vit merr më shumë rëndësi, pasi zhvillohet dy muaj nga fillimi i Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Për këtë arsye, sipas sekretarit të FSHM, Isa Merkja, në këtë event do të jenë të pranishëm mbi 150 mundës nga disa shtete. Përveç mundësve më të mirë nga Shqipëria e Kosova do të jenë të pranishëm edhe sportistë nga Maqedonia e Veriut, Rumania, Bullgaria, Italia, Moldavia, Malta, Arabia Saudite etj.

Ku event i kushtohet një prej personazheve më të njohur e të dashur të këtij sporti në vendin tonë, që ka qenë edhe president i Federatës Shqiptare të Mundjes. Muhamet Malo ka kontribuar për shumë vite për këtë sport, ndaj dhe ky aktivitet është një vlerësim për gjithçka që ai ka dhënë.

Shqipëria do të përfaqësohet në këtë event me mundësit e saj më të mirë, përfshi edhe ata që janë kualifikuar për në Olimpiadë (3 mundës). Ky do të jetë një test i mirë për ta, për të parë gjendjen. FSHM ka marrë të gjitha masat për këtë aktivitet, që gjithnjë ka ofruar një organizim model.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat