​Interi nis bisedimet për portierin spanjoll

Futboll

​Interi nis bisedimet për portierin spanjoll

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 10:54
Spanjolli mbajti tetë porta të paprekura në 36 paraqitje në Serie A në sezonin 2023/2024.

Interi ka nisur bisedimet fillestare për të nënshkruar me portierin e Genoas, Josep Martinez dhe po planifikon ta përfshijë Martin Satrianon në një marrëveshje shkëmbimi me lojtarë plus para kesh.

Kampioni italian dëshiron që të transferojë një portier të ri këtë verë dhe ta përgatisë atë që të jetë zëvendësuesi i përhershëm i Yan Sommer në sezonin 2025/26.

Bento mbetet lart në agjendën e “Nerazzurrëve”, por bisedimet me Athletico Paranaense po ngecin kështu që gjiganti i Serie A po kërkon objektiva alternative.

Eksperti i transferimeve të “Football Italia”, Matteo Moretto thotë se Interi ka filluar bisedimet jozyrtare me Genoan për portierin e tyre Martinez. Çmimi i kërkuar i Genoas është 20 milionë euro, por “Nerazzurrët” do të përpiqen të ulin kërkesat e tyre.

Moretto raporton se Genoa është admiruese e sulmuesit të Interit, Satriano, kështu që argjentinasi mund të përfshihet në marrëveshje edhe nëse ai nuk është i vetmi lojtar që Interi mund t'i ofrojë Genoas.

Martinez, 26 vjeç, është një ish-lojtar i akademisë së Barcelonës dhe iu bashkua Genoas nga RB Leipzig në një transferim të përhershëm në vitin 2023 pas një huazimi një-vjeçar me klubin.

Spanjolli mbajti tetë porta të paprekura në 36 paraqitje në Serie A në sezonin 2023/2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat