Kapen pesë emigrantë nga Libia në Terminalin Doganor të Tetovës

Tetova

Kapen pesë emigrantë nga Libia në Terminalin Doganor të Tetovës

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:12

Pesë emigrantë nga Libia janë kapur në terminalin doganor në Tetovë, pas çka janë transferuar në stacion policor. Rasti është raportuat rreth orës 08:20.

“Në SPB Tetovë është raportuar se rreth orës 8:30 në një automjet transportues, me targa të Gjevgjelisë, që po drejtohej dhe ishte parkuar në Terminalin doganor të Tetovës nga Z.D.(50) gjenden persona të panjohur-emigrantë.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes ku ka kapur 5 persona nga Libia, respektivisht personat R.B.(23), M.A.(22), J.Sh. (22), O.M. (22) dhe O.B. (16)”, thonë nga MPB.

Personat janë dërguar në qendrën e migracionit në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat