Mbyllet një objekt hotelierik në Tetovë, ndalohen rreth 100 persona

Tetova

Mbyllet një objekt hotelierik në Tetovë, ndalohen rreth 100 persona

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se mbrëmë zyrtarët e Departamentit për polici kriminalistike pranë SPB Shkup në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut ka kryer kontrolle në një objekt hotelerik në rrugën rajonale Tetovë-Zhelinë.

Nga MPB thonë se gjatë kontrolleve është konfirmuar se objekti ka punuar në kundërshtim me ligjin, gjegjësisht ka shkelur masat për menaxhimin me coronavirusin.

“Gjatë kontrollit në objekt janë gjetur 94 persona, prej të cilëve 73 mysafirë dhe 17 shtetase të huaja nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Molldavia. Gjithashtu është gjetur marihuanë dhe metadon, ndërsa janë arrestuar dy persona, ndaj të cilëve do të dorëzohet kallëzim adekuat”.

“Gjithashtu ndaj personave tjerë do të dorëzohet kallëzim adekuat dhe të njëjti janë dërguar në SPB Tetovë. Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut objekti është bllokuar dhe ka ndalesë për kryerje të veprimtarisë në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, thonë nga MPB.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat