Ia dha armën fëmijës për të gjuajtur, arrestohet 39 vjeçari që postoi videon në Tik-Tok

Tetova

Ia dha armën fëmijës për të gjuajtur, arrestohet 39 vjeçari që postoi videon në Tik-Tok

Më: 3 janar 2021 Në ora: 22:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Tik-Toku tashmë është në shënjestër edhe të policisë. Ky rrjet social që po çmend dynjanë është bërë shkas që organet e rendit të arrestojnë një person 39 vjeçar pasi ai postoi një video ku shihet se si ia jep armën dhe e mëson të gjuaj djalin e vogël.

Personi në video është nga fshati Bogovinë i Tetovës, i cili fiks 13 sekonda pas ndërrimit të motmoteve e postoi videon në në TikTok. Pas një kohe videoja ishte fshirë nga Tiktok-u, por në ndërkohë ajo veç më ishte bërë virale në rrjetet e tjera sociale.

Pas videos në Tiktok, policia menjëherë përmes Sektorit për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale ka zbuluar identitetin e personit, i cili më vonë është arrestuar.

Ndërkohë që policia do të ngrejë parashtresë adekuate për “përpunim të palejuar, mbajtje dhe tregti me armë ose materiale shpërthyese” e sanksionuar sipas Kodit penal. “Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka privuar nga liria A.Xh (39) nga fshati Bogovinë për shkak të dyshimit se në rrjetin social Tik -Tok ka publikuar video, ku një fëmijë i mitur gjuan me pistoletë, ndërsa i ndihmojnë dy persona. Ai është arrestuar në Departamentin e policisë në Kamjan dhe ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërkohë javë më parë ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski tha se policia ka intensifikuar aktivitetet për t’i gjetur shkelësit e ligjit edhe në rrjetet sociale. “Shumë njerëz lajmërohen dhe denoncojnë, nuk është e rëndësishme se si vijmë deri te shkelësit e ligjit, qoftë edhe nga rrjetet sociale apo në ndonjë mënyrë tjetër, me rëndësi është që jemi efikas dhe t’i identifikojmë shkelësit.

Të gjithë ata që bëjnë veprime të tilla duhet të japin përgjegjësi”, u shpreh Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme. Rrjeti social Tik-Tok, kohëve të fundit është bërë shkaktar i shumë dënimeve dhe ka mundësuar identifikim më të lehtë të personave që kryejnë ndonjë vepër kundërvajtëse ose edhe penale. Rast i ngjashëm ishte ai me personin i cili me makinën e tij Bentley u fut në sheshin e Shkupit, apo rasti tjetër me personin që u parkua para përmendores së Mbretit Samoil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat