Tetovë, 400 qen endacakë enden rrugëve!

Tetova

Tetovë, 400 qen endacakë enden rrugëve!

Më: 31 janar 2021 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Treqind deri në katërqind qen endacakë mendohet që të jenë në rrugët e qytetit të Tetovës në këtë periudhë kohore. Këto janë të dhënat që jep veterineri Ramiz Selami i cili edhe ka trajtuar qentë endacakë në Tetovë. Sipas Selmanit qentë në këtë periudhë kohore janë agresivë për shkak të mungesës së ushqimit por edhe nëse qentë janë të vaksinuar edhe ata mund të jenë agresiv nëse të njëjtit ngacmohen.

“Për momentin qen endacak në Tetovë ka 300 deri në 400 edhe pse numri i saktë nuk dihet, por problem nuk është sa ka në Tetovë por problem është sjellja nga qytete dhe komunat e tjera dhe ata nuk kanë ushqim dhe ata bëhen agresivë në kohën e dimrit”, tha Ramiz Selmani – veteriner.

Në bazë të të dhënave nga ana e Sektorit për Punë të Brendshme vetëm gjatë muajit janar janë kafshuar 12 qytetarë nga qentë endacak edhe të njëjtit janë paraqitur në stacionin policor në Tetovë. Ndërsa kryetari i këshillit komunal të Tetovës Bekim Memeti thotë se Komuna e Tetovës për vitin 2021 ka ndarë 3 milion denarë për trajtimin e qenve endacak. Sipas tij me vendim të kryetares së komunës të gjithë ata qytetarë që kafshohen nga qentë mund të padisin komunën në gjykatë.

“Komuna këtë vit ka paraparë një buxhet me të madh nga ai i vitit paraprak ku është paraparë një shumë totale prej 3 milion denarësh për trajtimin e qenve për dallim nga viti paraprak ku ishin 1 milion denar dhe nëse ka nevojë ne jemi këtu për ta shtuar me rebalanc që do të ndodhë në kohë dhe dua të bej apel tek qytetarët që janë kafshuar nga qentë endacak që të drejtën e tyre për kompensim ta shfrytëzojnë përmes gjyqit”, tha Bekim Memeti – kryetar i Këshillit të Komunës së.

Sipas veterinerit Selmani kjo është një shumë e konsiderueshme por duhet që edhe komunat tjera të Pollogut të ndajnë mjete për trajtimin e qenve endacak që trajtimi i tyre të japë efektin e duhur. Trajtimi i qenve endacak vazhdon të jetë një problem në Pollog, numri i qytetarëve që kafshohen nga qen endacak në vazhdimësi shtohet sidomos në periudhën e dimrit kur temperaturat janë të ulëta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat