Një pjesë e Tetovës sërish pa ujë për pije

Tetova

Një pjesë e Tetovës sërish pa ujë për pije

Më: 25 maj 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Fundjavën e zgjatur festive një pjesë e banorëve të Tetovës e kaluan sërish pa ujë të pijshëm, ndërsa sot u përballën me mbeturina të grumbulluara përreth kontejnerëve të zbrazët.

Pa furnizim normal me ujë mbetën banorët e pjesës së vjetër të qytetit, lagjet Kolltuk, Dy pisha, Pevçina dhe Potok.

“Çka po ndodhë me furnizimin me ujë në pjesën ne vjetër të qytetit, tërë ditën jemi pa ujë. A nuk është turp në kohë pandemie, të mbetemi pa ujë, a sërish do të na gënjejnë se burimet kanë ngrirë sepse ka rënë borë e re. Pothuajse 48 orë nuk ka fare ujë”, shkruajnë tetovarët në rrjetet sociale.

Nga Ndërmarrja komunale publike “Tetova” informojnë se po punohet në detektimin dhe sanimin e defektit për ç’shkak ka ardhur deri te furnizimi I vështirësuar me ujë.

“Për shkak të defektit F-200 në rrjetin e ujësjellësit që furnizon me ujë rr.Goce Dellçev do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në përfundimin – sanimin e defektit”, potencojnë nga NPK Tetovë.

Ndërsa për mbeturinat e mbledhura rreth kontejnerëve, nga atje me sqarim se i referohet hedhjes së madhe të mbeturinave nga amvisëritë.

“Gjatë fundjavës së zgjatur bëhet pastrimi pranveror. Në këtë mënyrë shkaktohet dy-trefish më shumë mbeturina nga atë që mund të mbajnë kontejnerët. Po punohet në pastrim. Kjo është për shkak të qytetarëve të pandërgjegjshëm. Ne punojmë me kapacitet të plotë. Mblidhen nga kontejnerët, ndërsa për mbeturinat nga anash nevojitet më shumë kohë sepse duhet të mblidhen me dorë – ndërsa ka edhe shtretër, paleta dhe gjëra të ngjashme”, deklaroi ndihmësdrejtoresha Aleksandra Saveska Petrovska në NPK “Tetova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat