SPB Tetovë: Arrestohet një person tek i cili janë gjetur 44 pako me marihuanë

Tetova

SPB Tetovë: Arrestohet një person tek i cili janë gjetur 44 pako me marihuanë

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Policë nga Tetova sot pas një kontrolli në shtëpinë e një 26 vjeçari kanë gjetur 44 pako me marihuanë me çka të dyshuarit janë arrestuar. Kontrolli është kryer sipas urdhrit gjyqësor.

“Nëpunës policor nga SPB Tetovë sot nga ora 16:30 deri në orën 18 kanë kryer bastisje në shtëpinë e E.A (26) në rrugën ‘Vëllezërit Milladinovi’ në Tetovë.

Gjatë bastisjes janë gjetur gjithsej 44 pako me marihuanë. Ai është privuar nga liria, ndërsa marihuana i është marrë për ekspertizë”, ka informuar Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të ngritët parashtresë për “prodhim të palejuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”, konform nenit 215 të Kodit penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat