LSDM do të garojë me kandidat për kryetar në Tetovë

Tetova

LSDM do të garojë me kandidat për kryetar në Tetovë

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, në konferencë për shtyp deklaroi se në Tetovë do të garojnë me mjeken Hemdije Alezoviq.

Edhe pse LSDM dhe BDI bashkërisht me Lëvizjen Besa dhe PDSH-në kanë koalicion parazgjedhor, megjithatë, partia maqedonase në pushtet ka vendosur që në rreth të parë të garojë me kryetarin e saj.

Sipas Nikollovskit, kandidatët e përzgjedhur janë favorit në zgjedhjet lokale dhe se këto njerëz janë me karrierë dhe me besim në elektorat.

Në Prilep në Goran Sugareskin, në Aerodrom me Aleksandar Filipovskin, në Sopishte me Sasho Stojanovskin dhe në Jegunoc me kryetarin aktual, Darko Bllazhevski.

Në Sveti Nikole po ashtu do ta rikandidojnë Sasho Vellkovskin, në Karposh me Dushko Vaskovskin, ndëesa në Kavadar me Goran Todorvin, Kratovë Vllatko Bojkovski, Goran Grstev në Çeshinovë, në Zrnovci me Viktor Angellov, në Ilinden me Aleksandar Todorovski, në Demir Hisar me Stefçe Mitrevskin, në Novo Sello me Xvonko Angellov, në Veles me Nenad Kociq, në Bervenicë me Mirko Stojanovskin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat