Çdo javë 50 autobusë me të rinj nisen për Gjermani, qytetarët kanë një thirrje për politikanët

Tetova

Çdo javë 50 autobusë me të rinj nisen për Gjermani, qytetarët kanë një thirrje për politikanët

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 21:51
Tetovë

E shtunë ora 08:00 e mëngjesit. Këto janë pamjet nga stacioni i autobusëve në qytetin e Tetovës. Vetëm sot për Gjermani janë nisur rreth 50 autobusë, e kjo situatë është duke u përsëritur çdo javë. Nga 30 deri në 50 autobusë nisen vetëm për në Gjermani, pa mos numëruar ato që nisen për në Zvicër, Itali, Austri e shtetet skandinave.

Lot mes familjarëve dhe atyre që largohen, kush me familjen e kush vetë, prindër që përcjellin fëmijët e tyre dhe fëmijë që përcjellin prindërit. Por pse largohen nga Maqedonia e Veriut? Ata mes lotëve nuk duan të flasin para kamerave, janë të irrituar, ndërsa jetë më të mirë shohin vetëm jashtë vendit. Mesazhi i tyre për udhëheqësit mbetet gjithnjë i njëjtë, “Mallkimi”. Anketuam disa qytetarë të Tetovës të cilët thonë se mospasja e vendeve të punës dhe mos funksioni i sistemit të shtetit është një ndër shkaktarët që të rinjtë largohen nga vendi.

“50 autobus që janë shpërngulur nga Tetova për në Gjermani kjo është e dhimbshme, është diçka që na trishton , këta që na udhëheqin të hapin sytë dhe të merren me këtë çështje se në të ardhmen do të jetë tragjike. Të hapen vende pune dhe të gjithë këta të rinj të vendosen në vendin aty ku janë”.

“Pse të mos se punojnë këtu e të ikin, kush të bëje këtë? Qeveritarët tanë! Këta thonë ikni që këta të jenë më të lirë dhe çfarë duan të bëjnë”.

“Pushteti nuk ju jep punë, duhet të bëhet më shumë, po të ketë punë këtu do të rrinë, nuk ikin nuk shkojnë”.

Mos hapja e vendeve të reja të punës, partizimi dhe nepotizmi në administratë, janë disa nga kritikat që edhe Maqedonia e Veriut ka marrë nga raportet e ndryshme të Bashkimit Evropian dhe Departamentit të Shtetit Amerikan. Vetëm gjatë viteve të fundit nga Maqedonia mendohet se janë larguar më shumë se 200 mijë të rinj, të cilët janë duke punuar në Gjermani dhe shtetet evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat