12 persona janë nxjerr të gjallë nga spitali në Tetovë, gjendja e tyre është stabile

Tetova

12 persona janë nxjerr të gjallë nga spitali në Tetovë, gjendja e tyre është stabile

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 09:35
Foto

Jo zyrtarisht, 12 persona janë nxjerrë të gjallë nga Spitali Modular dhe janë dërguar për shërim nëpër institucione te ndryshme shëndetësore, përfshirë edhe Qendrën Klinike në Shkup, raporton Alsat-mk.

Gjithashtu mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndryshe nga kjo tragjedi e mbrëmshme numri i viktimave ka arritur në 14.

Ky numër është konfirmuar edhe nga Prokuroria e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat