Edhe në zgjedhje nuk u ndal shkatërrimi i hapësirave të gjelbra

Tetova

Edhe në zgjedhje nuk u ndal shkatërrimi i hapësirave të gjelbra

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:36
Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën”

Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” kanë dalë me reagim, në lidhje me hapësirat e gjelbra publike. Ata thonë se edhe gjatë kohës së zgjedhjeve nuk ka ndaluar shkatërrimi i gjelbrimeve.

“Rrugët e Tetovës mbetën pothuajse pa gjelbërim viteve të fundit. Rruga e vetme me hapësira të gjelbra në qytetin tonë mbeti vetëm rruga Boris Kidriç, që ju çon deri tek stacioni i trenit. Por, edhe këto hapësira të gjelbra u shkatërruan, u uzurpuan dhe u betonuan nga mafia urbane. Deri më sot kemi alarmuar me dhjetëra herë për këtë vjedhje që po i bëhet pronës tonë publike, por Komuna e Tetovës jo që nuk ndërmori asgjë për ta parandaluar këtë fenomen destruktiv, por ajo i mbylli sytë për të sakrifikuar gjelbrimin për interesa grupore”.

“Duke mos reaguar as prokuroria dhe organet tjera kompetente, u apelojmë qytetarëve këtë sjellje të papërgjegjshme ta dënojnë me mjetin më të fortë që kanë në dorë – VOTËN”, thonë nga Iniciatiava.

Ndryshe, “Më mirë për Tetovën” ishin pjesë e zgjedhjeve lokale duke garuar me këshilltarë për Komunën e Tetovës, ndërsa dy prej tyre do të jenë pjesë e këshillit të ardhshëm në Komunën e Tetovës.

Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat