Vazhdon tradita në Bozovcë, ”Karnevalet Ilire” – të Malësisë së Tetovës

Tetova

Vazhdon tradita në Bozovcë, ”Karnevalet Ilire” – të Malësisë së Tetovës

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 06:20
Foto ilustrim

Traditë dhe kostume nga kultura ilire.Para të pranishmëve parakaluan me dhjetëra banorë të malësisë me maska dhe veshje karakteristike.

Pjesë e performancës ishin edhe vajzat e veshura si nuse. Të gjithë sëbashku hedhën valle tradicionale.

Këto janë pjesë e manifestimit “Karnevalet Ilire”, organizuar tashmë për herë të 13-të në fshatin Bozovcë të Komunës së Tetovës.

Organizatori, mësuesi Neshat Memeti tha se kësaj radhë nuk kishte mysafirë, përveç mediave ngaqë Ministria e Kulturës nuk e kishte financuar projektin.Profesori universitar Ali Aliu, njëherit edhe pjesëmarrës si rregullt në këtë manifestim shpjegoi përmbajtën e ngjarjes dhe domethënien e maskave që mbanin karnevalistët.

Aliu tha se Ministria e Kulturës dhe komuna duhet t’i japin një mbështetje më të madhe ngjarjes.Këto karnevale në traditën pagane ilire zhvilloheshin në shenjë të përfundimit të stinës së dimrit dhe fillimit të verës. Në kuadër të manifestimit u shfaq edhe një program i begatshëm kulturor.

Ky manifestim kultivon vlerat e historisë së lashtë ilire u shpreh organizatori Neshad Mehmeti. Finalizimi i Karnevaleve, u mbulua me një drekë tradicionale të përgatitur nga gratë e fshatit Bozovcë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat