VMRO: Hetim i turpshëm për zjarrin në Tetovë

Tetova

VMRO: Hetim i turpshëm për zjarrin në Tetovë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

VMRO-DPMNE-ja e cilëson si të turpshëm hetimin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona. Pas deklaratave të Prokurorisë publike se, “nuk ka asgjë konkrete nga hetimi” edhe pas 2 muajsh nga ngjarje tragjike, opozita dyshon se po fshihet përgjegjësia penale e Zaevit dhe Filipçes.

Sipas VMRO-së është e papranueshme që pas dy muajsh nuk ka asgjë në lidhje me përgjegjësinë për përdorimin e materialeve për ndërtim, për protokollet për shuarjen e zjarrit, se nuk ka përgjegjësi për vizitat e familjarëve në objektin ku ka pasur pacientë me Covid19.

Dy muaj asgjë konkrete nga hetimi i Prokurorisë publike, nga hetimi i pesë prokurorëve publik nga Shkupi dhe Tetova, nuk ka asgjë konkrete nga hetimi i MPB-së e cila kryen hetim paralel, as asgjë konkrete nga cili do qoftë institucion për tragjedinë më të tmerrshme në historinë e Maqedonisë bashkëkohore.

14 persona të cilëve as emrat nuk ua njoftuan, të gjallë u dogjën për tre minuta jo të plota. Asgjë konkrete pas dy muajsh hetime”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat