Tetovë, pas ndërprerjes disa javore të pagesës së parkingjeve, përsëri fillon funksionimi i parkingut me pagesë

Tetova

Tetovë, pas ndërprerjes disa javore të pagesës së parkingjeve, përsëri fillon funksionimi i parkingut me pagesë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Ndërmarrja Publike “Parkingjet e Qytetit” njofton se pas ndërprerjes disa javore të pagesës së parkingjeve në Tetovë, me datë 01.12.2021 përsëri do të fillojë funksionimi i parkingut me pagesë.

“Prolongimi disa javorë i pagesës erdhi për arsye të detektimit të problemeve që ka kjo ndërmarrje, dhe sipas inspektimeve tona ne kemi detektuar shumë parregullsi të cilët tanimë janë të zgjidhura.”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrje publike.

Ata shtojnë se ardhurat e gjeneruara nga kjo ndërmarrje do të shërbejnë për pagat e të punësuarve, për mirëmbajtjen e parkingjeve dhe për investime të reja që qytetarët të kenë kushte sa më të mira dhe të ndihmojmë në maksimum komunikacionin në qytet.

“Gjithashtu ju njoftojmë se së shpejti do krijohen edhe parkingje dhe hapësira të reja”, thuhet në fund të njoftimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat