Amir Elezi drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës?

Tetova

Amir Elezi drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës?

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 14:18
Afrim Gashi

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nënshkruan sot marrëveshjen zyrtare për hyrjen e Alternativës në Qeveri. Ndër të tjera kryeministri Zaev tha se kjo marrëveshje nënshkruhet për të pasur një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, bisedimet me Bullgarinë dhe për të vazhduar luftën kundër Kovid-19.

Zaev dhe Gashi zbuluan edhe institucionet që do të drejtojë Alternativa në qeverinë e ardhshme. TetovaSot mbrëmë publikoi e para ndarjen e kulaçit qeveritarë ku sot dy liderët e vulosën lajmin e portalit TetovaSot.

Alterantiva përpos që do të drejtojë me tre ministri me tre zv.ministra dhe shumë drejtori në nivel shteti, Tetovasot mëson në spitalin Klinik të Tetovës do të drejtojë mjeku Amir Elezi nga Nerashti i Tetovës.

Elezi momentalisht është edhe anëtarë i kryesisë së Alternativës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat