Tetovë, ende nuk është bërë ndarja fizike e rrugës Industriale, aksidentet ndodhin shpesh

Tetova

Tetovë, ende nuk është bërë ndarja fizike e rrugës Industriale, aksidentet ndodhin shpesh

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 07:56
Foto ilustrim

Shkurtin e ardhshëm bëhen një vjet nga kur Komuna e Tetovës pas protestave të qytetarëve në rrugën Industriale, premtoi se do të bëjë ndarjen fizike midis dy drejtimeve të qarkullimit përgjatë kësaj rruge, por kjo nuk është bërë ende. Sot, nga Komuna e Tetovës thanë se ky është premtim i ish kryetares dhe se kryetari i ri shqyrton mundësinë për zgjidhjen e kësaj çështjeje, ndërsa rruga Industriale vazhdon të jetë ndër rrugët më të rrezikshme, ku bëhen shumë aksidente madje edhe ku janë humbur jetë njerëzish, shkruan Portalb.mk.

Po bëhen gati një vit nga  protestat e banorëve të lagjes “Industriale” si rezultat i aksidentit tragjik ku humbi jetën një vajzë 6 vjeçare në po këtë rrugë.

Nga Komuna e Tetovës, kur asokohohe kryetare ishte Teuta Arifi atëherë i pranuan të gjitha kërkesat e tyre, kështu duke ju premtuar se për një afat të shkurtër do të fillojnë punët, por sot kërkesa më e rëndësishme e protestuesve vazhdon të mbetet e papërmbushur.

Premtimi i parealizuar është ndarja fizike mes dy drejtimeve të qarkullimit, gjë që është çështja më e rëndësishme për sa i takon rrugës “Industriale”. Ndarja është e paraparë që të bëhet në të gjithë rrugën industriale, ndërsa të lihet hapësirë vetëm në vendkalimet për këmbësorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat