30 mijë euro për familjarët e viktimave në Tetovë!

Tetova

30 mijë euro për familjarët e viktimave në Tetovë!

Më: 8 janar 2022 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Qeveria më 23 nëntor të vitit të kaluar ndau 420 mijë euro për familjarët që humbën të afërmit e tyre në tragjedinë e spitalit modular në Tetovë. Në vendimin e Qeverisë thuhet se paratë ndahen si ndihmë financiare për dhimbet shpirtërore që kanë përjetuar familjarët.

“Ministria e Financave obligohet që të sigurojë mjete nga rezervat e Buxhetit të Maqedonisë së Veriut dhe të japë kompensim të njëhershëm në të holla për dhimbjen e përjetuar shpirtërore për shkak të vdekjes të një personi të afërm të familjeve të viktimave në zjarrin që shpërtheu në spitalin modular, për një familje në vlerë prej 30.000 eurove në kundërvlerë denari në ditën kur do të bëhet pagesa e këtij kompensimi, gjegjësisht në vlerë të përgjithshme prej 420.000 eurove në kundërvlerë në denari për familjet e 14 viktimave”, thonë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë se Veriut.

Pra shuma totale e ndarë nga Qeveria është 420 mijë euro, që nënkupton kompensimi do të jetë 30 mijë euro për një familjar të humbur në tragjedi.

Nga “TV21” njoftojnë se deri më tani paratë janë dhënë vetëm për 9 viktimat. Gjatë ditës kemi kontaktuar me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë që kanë qenë në takim me familjarët e viktimave nga ku 11 përfaqësues të familjarëve ishin të takim e të cilët ranë dakord që për një kohë të shkurtër do t’i dërgojnë të dhënat.

“Sot mbushen fiks katër muaj nga tragjedia në spitalin modular në qytetin e Tetovës ku jetën humbën 14 pacientë dhe 12 të tjerë u lënduan, por edhe pas katër muajsh ky rast akoma mbetet i pazbardhur”.

Për të zbardhur tragjedinë në spitalit modular, Qeveria angazhoi ekspertë gjerman, të cilët deri më tani nuk kanë dhënë informacion se deri ku është zbardhja e rastit. .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat