Vijon afati për ankesa për zgjedhjet në Tetovë, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë

Tetova

Vijon afati për ankesa për zgjedhjet në Tetovë, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Vijojnë afatet për parashtrimin e ankesave për zgjedhjet për kryetar komune të Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë si dhe për anëtarët e Këshillit të Komunës së Tetovës.

Nëse janë dorëzuar ankesa, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) do t’i shqyrtonte të martën ose të mërkurën, ndërsa publikimi i rezultateve përfundimtare do të varet nga ajo si do të zgjidhen dhe nëse do të ketë padi në Gjykatën Administrative.

Zgjedhjet në këto komuna u mbajtën ditën e shtunë, ndërsa nuk u regjistruan parregullsi të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat