Vetura godet një 68 vjeçare në Tetovë, përfundon në spital me lëndime të rënda

Tetova

Vetura godet një 68 vjeçare në Tetovë, përfundon në spital me lëndime të rënda

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Sot në ora 14:05 në Sektorin për Punë të Brendshme – Tetovë është raportuar se në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Fiat Punto” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 36-vjeçari B.N. nga Reçica e Madhe, ka goditur një qytetare 68-vjeçare M.S. (këmbësore).

“E aksidentuara ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Në vendin e aksidentit, me autorizim të prokurorit publik, një ekip nga SPB Tetovë ka kryer kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat