Gjendet një granatë dore gjatë kontrollit në Tetovë

Tetova

Gjendet një granatë dore gjatë kontrollit në Tetovë

Më: 8 janar 2023 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) po vijon koordinimi për heqjen e sigurt të një lënde shpërthyese të gjetur, bombë, në një shtëpi në Tetovë.

Në numrin e urgjencës 112 nga oficeri kujdestar i SPB Tetovë është lajmëruar për një ngjarje në Palçishte të Poshtme ku gjatë kontrrollit të një objekt – shtëpi është gjetur një granatë dore.

Sipas procedurave standarde operative, për rastin është njoftuar shefi i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim nga Tetova, ndërsa rasti është raportuar edhe në Stacionin Policor të Tetovës.

Pas njoftimit të të gjitha institucioneve kompetente, ekipet janë duke punuar që lënda shpërthyese të largohet në mënyrë të sigurt nga vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat