Spitali i Tetovës bëhet me aparaturë të re me vlerë prej 3.2 milionë eurove

Tetova

Spitali i Tetovës bëhet me aparaturë të re me vlerë prej 3.2 milionë eurove

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 14:24
Foto ilustriml

Spitalit Klinik të Tetovës është furnizuar aparaturë e cila kap vlerën 3.2 milionë euro. Promovimi i aparaturës është bërë sot, në ambientet e Qendrës Diagnostike dhe Emergjente nga ana e ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali, në praninë e drejtorit të këtij spitali Amir Elezi.

I gjithë ky investim bëhet që të shkurtohen oraret e pritjes për pacientët e Tetovës dhe rrethinës, të cilët është dashur që të presin me muaj për një termin. Bëhet fjalë për furnizim të madh me shumë pajisje diagnostifikuese të cilët janë pjesë të pajisjeve që janë siguruar për 14 institucione shëndetësore publike. Vlera totale e këtij bashkëpunimi me bankën Botërore është 13.6 milionë euro, prej të cilëve për Tetovën janë ndarë rreth 3.5 milionë euro, theksoi Ministri Sali.

“Për Spitalin e Tetovës janë siguruar, Angiograf, aparat për kompjuter tomografi, mamograf me mundësi për biopsi, dy rengen aparate digjitale mobile, gjashtë aparate eho për diagnostifikime dhe dy aparat Siar me detektor digjital. Një pjesë e aparateve janë në fazën e instalimit dhe tashmë janë instaluar dhe janë gati për lëshim pas një jave. Këto pajisje të diagnostifikimit, janë të destinuara për repartet e gjinekologjisë, urologjisë, pediatrisë, radiologjisë, kardiologjisë dhe mjekësisë interne. Gjithashtu gati për lëshim do të jenë edhe aparatet e rengen mobil, në repartin e traumatologjisë dhe sallat e kirurgjisë si dhe mamografia e re që do të shërbejë për biopsi dhe do të përfshihet në skriningun për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Javën e ardhshme do të trajnohet kuadri dhe menjëherë pas kësaj do të jenë në shërbim të qytetarëve”, tha ministri Sali.

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Amir Elezi tha se gjendja në Qendrën Diagnostike dhe Emergjente, ka qenë e mjerueshme dhe objekti ka qenë i lënë pas dore dhe tashmë kjo qendër po vihet në funksion.

“Këta aparate do të jenë në funksion në ambulancat e reja, të cilët tashmë po i rinovojmë pjesën e sëmundjeve interne. Një pjesë e madhe e këtyre aparateve do të jenë tek qendra Diagnostike dhe Emergjente. Poashtu jemi afër për rregullimin edhe të parkingut dhe hyrjes së veçantë, për urgjencën dhe të gjitha këto intervenime që bëjmë janë që më në fund spitali i Tetovës të merr formën e dëshiruar dhe të ofrojë shërbime sa më cilësore”, tha drejtori i spitalit, Amir Elezi.

Në ndërkohë, lidhur me problemet që janë shfaqur kohëve të fundit me ashensorët, drejtori Elezi tha se janë në proces e sipër intervenimet për rregullimin e tyre, pasi që siç tha ai, ashensorët kanë qenë shumë të vjetruar dhe mirëmbajtja ka qenë e kushtueshme dhe sërish nuk kanë punuar. Prandaj, ai paralajmëroi vendosjen e ashensorëve të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat