Ndalohen dy persona në Tetovë, kapen me lëndë narkotike

Tetova

Ndalohen dy persona në Tetovë, kapen me lëndë narkotike

Më: 16 mars 2023 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se dje kanë ndaluar dy persona, njëri nga Kratova dhe njëri nga Shkupi për shkak të tregtisë së paligjshme me lëndë narkotike.

Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë dje mbrëma (15-mars) rreth orës 23:55, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, kanë privuar nga liria personin M.K.(31) nga Kratova dhe T.D.(22) nga Shkupi, tek të cilët është gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe kokainë.

Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat